• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to footer

Intervisibility

European Intersex Visibility Works!

A project by

  • European Intersex Visibility Works! – Home
  • Community
  • ARTivism

European Intersex Visibility Works! – Home

Mirë se erdhe ne botën gjithnjë e më të dukshme të personave interseksualë në Evropë!

Jemi të lumtur që na gjetët. Nësë vetë ju jeni interseksual, shpresojmë që të gjeni informacione dhe burime të dobishme. Nëse nuk jeni interseksual, këtu mund të mësoni më shumë për personat interseksualë. Dhe nëse nuk jeni i sigurt nëse jeni interseksual, informacioni në ketë faqe mund t’ju ndihmojë ta zbuloni këtë.


Kush janë personat interseksualë?

Interseksual është një term ombrellë për eksperiencën e të qenit i lindur me një trup i cili nuk përmbush pritshmëritë e mashkullores apo femërores. Jemi individë të lindur me karakteristika gjinore që janë ose femërore dhe mashkullore në të njëjtën kohë, apo te cilat nuk janë plotësisht femërore ose mashkullore, apo të cilat nuk janë as njëra e as tjetra. Trupat dhe karakteristikat tona gjinore janë variacione të shëndetshme të gjinive të trupit njerëzor.

Karakteristikat gjinore te variacioneve të lindura mund të jenë të shumëfishta: gjenitale të brendshme dhe/ose të jashtme, kromozome dhe/ose struktura hormonale të cilat mund të mos përputhen me pritshmëritë shoqërore apo mjekësore, siç mund të jenë edhe karakteristika të tjera gjinore si masa muskulore, statura apo shpërndarja e qimeve në trup, për të përmendur vetëm disa.

Edhe pse jemi të lindur me variacione të ndryshmë të karakteristikave gjinore, ato mund të mos jenë të dukshme që prej lindjes. Trupat interseksualë mund ta shfaqin veten si të tillë para lindjes, gjatë saj, në fëmijëri, pubertet ose në moshë madhore. Dikush mund ta kuptojë që është interseksual në një fazë të herët ose më vonë gjatë jetës së tij. Në varësi të rrethanave jetësore dhe karakteristikave trupore specifike, disa persona interseksualë mund të mos e dinë asnjëherë që janë të tillë.

Nëse jeni interseksual mund të keni, ose të keni pasur disa prej eksperiencave të mëposhtme: jeni trajtuar në mënyrë kirurgjikale ose mjekësore gjatë fëmijërise, adoleshencës dhe/ose në moshë madhore; ju është thënë që arsyeja për trajtimin është e lidhur me faktin që trupi yt është i ndryshëm; ju është bërë një diagnozë e lidhur me “çregullime/dallime të zhvillimit gjinor” ose me ndonjë diagnozë më të hershme të interseksualitetit apo hermafrodizmit; mund të keni apo të keni pasur eksperienca me njerez të cilët ju sulmojnë për shkak të trupit tuaj të ndryshëm.

Kjo është një hapësirë për historitë e personave interseksualë nëpër Evropë.

Personat interseksualë janë akoma tepër të padukshëm – në shumicën e kohës ka shumë tabu dhë turp të lidhur me të qenit interseksual. Nëse nuk gjeni dëshmi në gjuhën tuaj, kjo nuk do të thotë që në vendin tuaj nuk ka njerëz interseksualë. Thjesht do të thotë që ata nuk janë shprehur akoma. Nëse ju vetë jeni interseksual dhe doni të kontribuoni në ketë faqe ose dëshironi të na kontaktoni, do të ishim shumë të lumtur të dëgjonim prej jush.
Nëse në këtë faqe nuk ka akoma përmbajtje në gjuhën tuaj, do t’ju drejtojmë në versionin anglez të faqes

Me çfarë çeshtjesh përballen personat interseksualë?

Në të gjithë Evropën personat interseksualë përballen me shkelje tepër serioze të të drejtave të tyre, duke përfshirë këtu patalogjizimin e trupave të tyre, ndërhyrje mjekësore pa pëlqimin personal, paraprak, të vazhduëshem dhe plotësisht të informuar, dhunimin e integritetit të tyre fizik, trauma psikologjike, stigmatizim, diskriminim strukturor dhe verbal, ngacmim, mungesë aksesi në mjekime të nevojshme dhe përshtatshme si dhe mungesë të njohjes ligjore

Kjo mund të rezultojë në ndërhyrje kirurgjikale të mëtejshme, trajtim hormonal gjatë tërë jetës dhe dëmtime të shëndetit, si dhe rrezik të lartë për të braktisur shkollën. Kjo rezulton në shkollim të papërshtatshëm, humbje të karrierës dhe varfëri (duke përfshirë mungesën e strehimit), mungesë të vetëbesimit dhe rrezik të lartë për të patur mendime për vetëvrasje.


Çfarë është OII Europe?

OII Europe, është një organizatë ombrellë e organizatave interseksuale evropiane që në bazë kanë të drejtat e njeriut, të cilat punojnë në promovimin e vetëdijësimit, vizibilitetit dhe njohes ndaj personave interseksualë në Evropë dhe mbarë botën. OII u krijua në Ditën e të Drejtave të Njeriut, 10 dhjetor, gjatë Forumit të Dytë Interseksual në Stokholm në 2012 dhe është e regjistruar si organizatë bamirëse.

Për të mësuar më shumë, ju lutemi të vizitoni oiieurope.org


New Featured Posts

Recommendations of the Human Rights Commissioner of the Council of Europe download

Footer

A Project by OII Europe

intervisibility header

Organisation Intersex International Europe e. V.

We are a charitable organization registered in Berlin, Germany.

Impressum & Disclaimer
Data Protection

Contact

Address:
Heidelbergerstr. 63/64, 12435 Berlin, Germany

Court of Registration: Amtsgericht Berlin-Charlottenburg

Registration-#: VR 34983 B

Realized with funding by:

Unless otherwise specified the content of this website may be used by the following Creative Commons licence: Creative Commons Lizenzvertrag

  • Albanian
  • Bosnian
  • Български
  • Hrvatski
  • Čeština
  • Dansk
  • Nederlands
  • Suomi
  • Français
  • Ελληνικα
  • Magyar
  • Íslenska
  • Italiano
  • македонски
  • Malti
  • Norsk bokmål
  • polski
  • Português
  • Română
  • Русский
  • српски
  • Slovenčina
  • Slovenščina
  • Español
  • Svenska
  • Türkçe
  • Ukrainian
  • Deutsch
  • English
  • العربية